Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Peja është një hap drejt finales së madhe, pasi e ka mposhtur Trepcën në dy takimet e mëparshme, derisa Sigal Prishtina e ka nisur mirë serinë gjysmëfinale, por më pas Bashkimi e ka barazuar në 1:1 dhe tashmë për këto dy skuadra gjithcka nis nga zero.
Ndeshja e tretë gjysmëfinalë e garave shtesë ndërmjet Trepcës dhe Pejës do të luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ndërkaq dueli i tretë në mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.