Në bazë të Vendimit të Bordit të FBK-së, sot më 05.Janar 2015. fillon mini-afati kalimtar dimëror për të gjithë basketbollistët të cilët garojnë në një prej ligave në organizim të FBK-së, dhe përfundon me 12.Janar 2015. në orën 16:00.
Klubet të cilat paraqesin kërkesën për regjistrimin e lojtarëve të cilët kalojnë prej klubi në klub duhet t`i përmbahen kushteve të cilat i parasheh neni 14.b kurse për angazhimin e lojtarëve të huaj neni 47. i Rregullores për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës.