Këtë fundjavë zvhillohen ndeshjet e xhiros XIX të ETC Superligës dhe takimi i parë që zhvillohet sot në Pejë mund të jetë edhe më interesanti i xhiros. Besa është nikoqire e Golden Eagle Yllit. Përderisa ekipi vendës duhet që në çdo ndeshje të kërkojë fitoren, e kjo vlen posaçërisht në duelet me Vëllaznimin dhe Kastriotin meqë po kërkon mbijetesën në elitë, mysafirët tashmë janë kualifikuar në Turneun Final të Kupës dhe po e kërkojnë edhe plejofin.
Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Kosova e Re Bashkimin në çerekfinale të Kupës të mërkurën dhe lodhja mund të jetë problemi i tyre më i madh në këtë ndeshje, por, suharekasit konsiderohen favoritë.
Në anën tjetër Besa me fitore eventuale do të krijonte distancën që i duhet për të qenë komode në pozitën e shtatë.
Kjo ndeshje fillon në ora 16:00.
Të shtunën zhvillohet ndeshja ndërmjet Pejës dhe Kastriotit. Pas humbjeve nga Ylli në ETC Superligë dhe Craiova në ligën BIBL, ndeshja me Kastritoin është mbase pikërisht ajo që i duhet Pejës në mënyrë që të rehabilitohet dhe tu kthehet fitoreve. Ekipi nga Ferizaji edhe ashtu është më shumë i fokusuar në duelet e mbetura me Besën dhe Vëllaznimin me qëllim të sigurimit të mbijetesës në ETC Superligë.
Kjo ndeshja fillon në ora 18:00
Të dielën zhvillohen dy ndeshje. E para zhvillohet në Gjakovë ku Vëllaznimi është nikoqir i Kosova e Re Bashkimit. Ekipi gjakovar është jashtë luftës për plejof, kurse prizrenasit pas eliminimit nga garat e IPKO Kupës kërkojnë plejofin për të shpëtuar sezonin, kështu që pritet që të hynë të motivuar për fitore në ndeshjen ku konsiderohen favoritë.
Ndeshja zhvillohet në ora 19:00.
Ndeshja e fundit është derbi i rivalëve të vjetër dhe kampionëve të shumë fishtë, Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Sidoqoftë, në këtë ndeshje SIgal Prishtina në letër është ekip superior dhe nuk pritet të ketë telashe për arritjen e fitores. Trepçës i mbetet të nxjerrë maksimumin nga duelet me Golden Eagle Yllin dhe ekipet e pjesës së ydtë të tabelës, me qëllim të sigurimit të plejofit.