Të enjten me fillim nga ora 18:00 në palestrën e sportit “Bashkimi Selishta – Petriti” në Gjilan do të luhet ndeshja e dytë finale e play-off-it të Ligës së Parë, ndërmjet Dritës dhe Borea-s nga Peja.
Borea ka triumfuar në ndeshjen e parë të zhvilluar në fundjavë në Pejë me rezultat 76:68 dhe tani është vetëm një fitore larg titullit të kampionit në Ligën e Parë, me ç'rast edhe e siguron një vend në Superligën e Kosovës që nga edicioni 2017/18.
Nëse fiton Drita, atëherë duhet të shkohet në ndeshjen e tretë në Pejë, atje ku gjithçka do të zgjidhet përfundimisht sa i përket mësimit të emrit të ri të anëtarit të elitës së basketbollit kosovar.
Duhet theksuar se skuadra që do të humbas finalen do të ketë edhe një shans tjetër për të siguruar një vend në Superligë, duke u përballur me Kerasan Prishtinën në ndeshjet e play-out-it.