Sot do të zhvillohen dy ndeshje të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në basketboll.
Golden Eagle Ylli është nikoqire e Sigal Prishtinës në ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 18:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë, kurse në “Sezai Surroi” të Prizrenit, Bashkimi e pret Vushtrrinë duke filluar nga ora 19:00.
Ndërkaq të martën e 31 janarit, Rahoveci në Therandë do të përballet me Trepçën, ndeshje kjo që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Duhet theksuar se të hënën që e lame pas, Peja e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi që e ka mposhtur Dritën në Gjilan.
Fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, është Sigal Prishtina, ndërsa Turneu Final i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 17 deri më 19 shkurt, derisa për vendin se ku do të mbahet ende nuk është përcaktuar, pasi që Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka hapur konkurs për një gjë të tillë, i cili do të përfundoj të premten e 27 janarit në ora 12:00.
E enjte
Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina 18:00
Bashkimi - Vushtrria 19:00
E martë
Rahoveci - Trepça 19:00