Xhiroja e IX-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të hapet me përballjen në “Shani Nushi” në Gjakovë, ku Vllaznimi është nikoqir i Kerasan Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00. Në të njëjtën ditë do të luhet derbi i kësaj xhiro, ku Peja në “Karagaçi” e pret Bashkimin e Prizrenit. Ndërkaq të dielën në program është dueli i rivalëve të vjetër dhe të përbetuar në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga ora 19:30 në palestrën e sportit në Vushtrri.
Superliga e Kosovës – Xhiroja e IX-të
E shtunë
Vllaznimi – Kerasan Prishtina 18:00
Peja – Bashkimi 19:30
E diel
Trepça – Sigal Prishtina 19:30 (Vushtrri)
Golden Eagle Ylli pushon