Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Starton edicioni për Sigal Prishtinën në FIBA Europe Cup

  • Starton edicioni për Sigal Prishtinën në FIBA Europe Cup
  • Starton edicioni për Sigal Prishtinën në FIBA Europe Cup
26 October 2015

Sigal Prishtina do të debutoj të martën në FIBA Europe Cup. Bardhekaltrit janë mysafirë të skuadrës Energia në Targu Jiu të Rumanisë në ndeshjen që do të zhvillohet duke filluar nga ora 19:00.

Kjo ndeshje i takon xhiros së parë të Grupit K të edicionit të rregullt të FIBA Europe Cup.

“Sigal Prishtina do të ketë nderin historik të bëhet ekipi i parë që e përfaqëson Kosovën, shtetin më të ri në Evropë, në një garë Evropiane. Fundorët e  Sigal Prishtinës janë lojtarët te të cilët llogarit ekipi, pasi që Khalid El Amin me përvojën e tij, bullgari Stanimir Marinov me organizimin e tij dhe Dardan Berisha me gjuajtjet e tij janë armët kryesore të kësaj skuadre”, është shkruar në faqen zyrtare të FIBA Europe Cup në prag të përballjes së nesërme.

Në anën tjetër uebsajti zyrtar i kësaj gare ka shkruar edhe për kundërshtarin e Sigal Prishtinës: “Energia Targu-Jiu është një rol model për çdo klub që ëndërron një rritje të shpejtë brenda një kohe të shkurtër, pasi brenda dy viteve ata janë ngritur nga errësira për ta fituar Kupën e Rumanisë, ndërsa kanë përfunduar në vendin e tretë të EuroChallenge në vitin 2015. Ekipi rumun ka pësuar ndryshime në këtë verë, posaçërisht në pozitën e fundorëve dhe në elitën rumune nuk e kanë pasur një start aq të këndshëm. Por trajneri Antonis Constantinides si dhe dyshja amerikane Porter Troupe dhe Lamont Mack kanë qëndruar në ekip dhe ata e dinë rrugën se si të arrijnë deri te Final Four".

Duhet theksuar se ky është edicioni inagurues i FIBA Europe Cup, në të cilin do të garojnë 56 klube të ndara në 2 Konferenca dhe në 14 Grupe.