Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sugjerim i bordit per klubet e Superliges

  • Sugjerim i bordit per klubet e Superliges
14 July 2016

Për shkak të paqartësive në organizim të brendshëm të klubeve, mos mbajtjes së Kuvendeve të Punës dhe Kuvendeve Zgjedhore sipas afateve të rregullta, paqartësive rreth kompetencave dhe mandateve rreth drejtuesve të klubeve dhe me qellim te krijimit te strukturave funksionale menaxhuese, përcaktimit të personave përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm dhe financiar, ri definimit të marrëdhënieve juridike ndërmjet klubeve dhe FBK-së, Bordi FBK-së fuqishëm sugjeron të gjitha klubet e Superligës që të ri regjistrohen, të mbajnë Kuvendet zgjedhore ose të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të informuar saktë FBK-në për emërimet dhe kompetencat e personave përgjegjës në këto pozita:

  • Bordi/organet drejtuese

  • Statuti i klubit, ku duhet të përfshihen kompetencat e organeve drejtuese dhe mënyra e raportimit financiar

  • Personat e autorizuar për përfaqësim të klubit të FBK/FIBA

  • Personin e autorizuar për çështjet financiare të klubit

  • Personin e autorizuar për çështje të sigurisë dhe organizimit të ndeshjeve

  • Personat e autorizuar për menaxhim te shkollës/akademisë në basketbollit në klube

FBK do të përkujdeset që klubeve që ri regjistrohen tu njihet vazhdimësia e rezultateve sportive dhe tu barten obligimet e klubeve ndaj FBK-së dhe anasjelltas.
Klubet e Superligës do ti nënshtrohen Rregullores për Licencim të Klubeve dhe Shkollave të Basketbollit si klube profesionale, kurse për dispozitat e kësaj rregulloreje do të njoftohen deri në fund të muajit korrik 2016.