Kryetari I Sutjeskës, Darko Perovic ka kërkuar falje për incidentin e ndodhur në ndeshjen Sutjeska - Sigal Prishtina, që çoi në ndërprerje të takimit dhe lëndimin e disa personave nga Prishtina.
“Personalisht dhe në emër të klubit i kërkoj falje Sigal Prishtinës, menaxhmentit të saj dhe anëtarëve të BIBL, për ngjarjen jo të mirë që ndodhi në ndeshje. Sutjeska ka bërë më të mirën për të aranzhuar një spektakël sportiv, sidoqoftë një individ i papërgjegjshëm ka hedhur një materie plasëse në vendin ku qëndronte stafi dhe ekipi i Sigal Prishtinës, për të ndërprerë këtë ndeshje. Sutjeska do të vazhdojë të punojë për spotin si dhe të mbajë marrëdhëniet e mira,” ka shkruar Perovic .