Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Tahiri: Me padurim po presim të luajmë në “Minatori”

  • Tahiri: Me padurim po presim të luajmë në “Minatori”
  • Tahiri: Me padurim po presim të luajmë në “Minatori”
4 March 2016

Palestra e sportit “Minatori” në Mitrovicë pritet të inaugurohet shumë shpejt dhe kështu arena moderne më në fund do të jetë në dispozicion të sportistëve dhe tifozëve mitrovicas. Punimet në këtë palestër kanë filluar para tre vjetësh e gjysmë. Pas shumë vuajtjeve e problemeve, klubet e Mitrovicës mund të shohin dritë në fund të tunelit, pasi deri më tani janë ballafaquar me shumë probleme, pikërisht në mungesë të palestrës. Skuadrat e sporteve me dorë i kanë zhvilluar stërvitjet në kushte jo shumë të mira, derisa ndeshjet si vendas janë detyruar t’i luajnë në qytete të tjera. Në mungesë të palestrës, ato janë ballafaquar edhe me probleme financiare dhe tifozët mitrovicas nuk kanë pasur mundësi të krijojnë atmosferë të zjarrtë siç ata dinë.

Më 3 qershor 2012 ka qenë data kur Trepça e ka zhvilluar ndeshjen e saj të fundit në palestrën “Minatori” dhe atë ndaj Sigal Prishtinës në finalet e “play-off”-it, kurse më 12 mars 2016 do të jetë data kur skuadra mitrovicase do të rikthehet pas afro 4 vjetëve në palestrën tashmë të rinovuar dhe sërish do të luaj ndaj Prishtinës, por tani në kuadër të xhiros së XXIII në Superligën e Kosovës.

Basketbollisti i Trepçës, Arian Tahiri është shprehur i lumtur që më në fund sportistët do të kthehen në palestër, e veçanërisht basketbollistët, të cilët edhe kanë qenë krenaria e qytetit. Trepça në vitin 2012 u pati stolisur me titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, por më pas filluan renovimet në “Minatori” dhe munguan sukseset.

“Me padurim po e presim momentin ta shohim palestrën të stërmbushur. Nuk janë vetëm ‘Torcidat’ ata që në fundjavën e ardhshme do të jenë në palestër, por pritet të vijnë një numër i madh i adhuruesve të sportit duke marr parasysh faktin se kemi pritur shumë. Unë besoj se në atë ditë do të jetë festë basketbolli në qytetin e Mitrovicës, e kur t’ia shtojmë kësaj edhe faktin se do të luajmë ndaj rivalëve të përbetuar, Prishtinës, atëherë besoj se gjithçka do të jetë më interesante dhe atmosfera do të jetë e zjarrtë. Është momenti të mobilizohemi të gjithë për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe të denjë për të luftuar trofe. Qyteti i Mitrovicës e meriton një gjë të tillë”.

Duhet theksuar se rinovimi i palestrës “Minatori” ka qenë donacion i Komisionit Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.