Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Takim i frytshëm në Munih

  • Takim i frytshëm në Munih
20 April 2015

Sot më 20.04.2015 në Munih të Gjermanisë është mbajtur Takimi i 11-të i Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Evropës.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha. “Në pjesën e parë të takimit është prezantuar struktura e re organizative e FIBA-s dhe kushtet për kualifikime për Kampionate Evrope dhe Botërore në 3x3. Ndërkaq në pjesën e dytë të takimit është diskutuar për sistemin e kualifikimeve për Kampionate Evropiane dhe Botërore që nga viti 2017 e tutje, e që edhe ishte tema kryesore e këtij takimi, ku edhe diskutimi ishte më i madh. Gjithashtu jemi informuar për përpjekjet e FIBA-s për ndryshime në sistemin e garave të klubeve në Evropë. Po ashtu jemi informuar për praktikat moderne të sigurimit shëndetësor të lojtarëve që luajnë në Përfaqësuese dhe që nga sivjet Përfaqësueset e Kosovës do të kenë sigurimet shëndetësore”, ka deklaruar Hoxha nga Munihu.

Krahas këtij takimi, Hoxha është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Sllovenisë, ish-yllin e NBA, Radoslav Nesterovic. Hoxha ka marr pjesë edhe në darkën zyrtare të cilën e ka organizuar drejtori i FIBA Evropës, Kamil Novak, me c ‘rast ka zhvilluar edhe takime të tjera joformale me homologët e tij pjesëmarrës të këtij eventi.

Duhet theksuar se ky ka qenë takimi i parë që ka marr pjesë Kosova që nga pranimi me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) më 13 mars të këtij viti.

Pas këtij takimi pason ai i kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtarit të Bordit, Arben Fetahu në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, që mbahet më 16 e 17 maj në Maltë.