Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Talenti që po shkëlqen në Gjermani: Të luash për Kosovën, krenari e madhe

  • Talenti që po shkëlqen në Gjermani: Të luash për Kosovën, krenari e madhe
  • Talenti që po shkëlqen në Gjermani: Të luash për Kosovën, krenari e madhe
  • Talenti që po shkëlqen në Gjermani: Të luash për Kosovën, krenari e madhe
16 June 2020

Shumë basketbollistë të Kosovës luajnë me sukses në skuadra evropiane. Njëri ndër ta është edhe Denis Zenelaj.

Ai paraqitet për skuadrën gjermane, Eisbaren Bremerhaven në Bundesliga 1 për U-19. “Sezoni i fundit ka qenë shumë i suksesshëm për mua, si me paraqitje personale, ashtu edhe ekipore”, ka thënë në fillim Zenelaj për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për synimet. “Synimet e mia për të ardhmen janë të jem pjesë e Bundesligës së Parë gjermane dhe pjesë e një skuadre të Euroligës. Real Madridi, Fenerbahçe dhe CSKA Moska janë skuadrat e preferuara e mia ku do të doja të luaja një ditë”, ka shtuar tutje Zenelaj.

Denisi, i cili ka luajtur për Kerasan Prishtinën, është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës. “Të luash për Kosovën, është një ndjenjë krenarie dhe kënaqësi, që mund ta ndjej vetëm kur luaj për Kosovën dhe jo në ndeshje tjera”, shtoi tutje basketbollisti i talentuar.

Në fund tregon se sa e rëndësishme është të stërvitesh në këtë kohë pandemie. “Është shumë e rëndësishme që të jemi fizikisht në formë, sepse në kohërat e vështira dallojnë lojtarët e pasuksesshëm nga ata të suksesshëm”, përfundoi Denis Zenelaj.

Ai është vetëm 17-vjeçar dhe shihet si një basketbollist me të ardhme të ndritur.