Përzgjedhësi i Kosovës U-20, Jeton Nixha dhe ndihmësi i tij, Elvedin Plakiq të dielën (30.04.2017) do ta mbajnë grumbullimin e radhës me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Përfaqësuesja U-20 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B në Oradea të Rumanisë prej 14 deri më 23 korrik.
Kosova është në Grupin D së bashku me Irlandën, Hungarinë, Kroacinë, Portugalinë dhe Moldavinë.
Lista e gjerë: 1. Rinor Peci 2. Muhamedali Janjeva 3. Mirza Muric 4. Egzon Kuci 5. Edmond Kryeziu 6. Valon Bunjaku 7. Ilir Hasani 8. Mergim Jakupi 9. Ermir Gashi 10. Gent Shala 11. Dardan Kapiti 12. Burim Zekiqi 13. Albelard Rashiti 14. Kreshnik Avdija 15. Atik Koshi 16. Kujtim Ujkani 17. Ylli Gashi 18. Vigan Gashi 19. Etnik Peci 20. Dren Dedushaj 21. Dino Herc 22. Arbnor Haliti 23. Bardhosh Kelmeni 24. Dion Haxhosaj