Të dielën me fillim nga ora 20:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të nis seria finale e play-offit në Ligën e Femrave në basketboll, ku Bashkimi është nikoqir i Prishtinës.
Të dyja skuadrat janë përgatitur maksimalisht për serinë finale, dhe në këtë mënyrë edhe pritet që të mos mungoj basketbolli cilësor dhe rivaliteti i madh ndërmjet basketbollisteve në parket.
Të dyja skuadrat në radhët e veta kanë nga dy basketbolliste amerikane, të cilat pritet ta bëjnë edhe më interesante këtë përballje ndërmjet prizrenasve dhe prishtinaseve.
Skuadra që do të shënoj 3 fitore do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2018/19.
Bashkimi në gjysmëfinale e ka mundur Kastriotin e Ferizajt dhe Prishtina ishte skuadër më e mirë se Penza. Si Bashkimi ashtu edhe Prishtina në serinë gjysmëfinale kanë shënuar nga 2 fitore pa ndonjë problem të madh.
Kampione në fuqi janë basketbollistet e Bashkimit, derisa basketbollistet bardhekaltra në këtë edicion janë stolisur me trofeun e Kupës së Kosovës.