Këtë të diel fillon turneu i vajzave U14 në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.
Turneu është edhe një aktivitet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në punën që po bënë me gjenerata të reja dhe rëndësisë që po i kushton gjeneratave të teja.
Turneu mbështetet edhe nga Programi “GSMP-Global Sports Mentoning Program”, FIBA, Ambasada amerikane në Prishtinë, derisa do të ndihmohet edhe nga Koraporata “Rugove”.
Turneu fillon në Ferizaj, derisa do të vazhdojë edhe në qytete të tjera në Kosovë.
Turneu zhvillohet nga ora 12:00 deri në ora 15:00. Në ndeshjen e parë do të takohen Kerasan Prishtina - Junior 06 nga ora 12:30, derisa në ndeshjen e dytë përballen Peja DT - Kastrioti nga ora 13:30.
FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen.