Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të enjten në “Minatori” derbi shqiptar i Ligës Ballkanike

  • Të enjten në “Minatori” derbi shqiptar i Ligës Ballkanike
23 November 2016

Skuadra e Trepçës të enjten me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë e pret Tiranën në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Në duelin e parë të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve fitore patën realizuar tiranasit me rezultat 78:66, andaj mitrovicasit në këtë ndeshje do të bëjnë përpjekje që të “hakmerren” për këtë disfatë të pësuar në Tiranë.

Trepça në edicionin e deritashëm në Ligën Ballkanike ka regjistruar 2 humbje dhe 2 fitore, kurse Tirana ka bilanc prej 1 fitore e 3 humbje.

Mitrovicasit së fundi në kuadër të BIBL e kanë mposhtur Sutjeska-n nga Nikshiqi i Malit të Zi në “Mintori”, kurse tiranasit janë mundur nga Karpos Sokoli 2000 në Shkup.