Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të gatshëm për Bullgarinë

  • Të gatshëm për Bullgarinë
6 September 2016

Kombëtarja e Kosovës të mërkurën me fillim nga ora 17:00 në Sofje do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e tretë kualifikuese për Eurobasket 2017.

Pavarësisht dy disfatave në dy ndeshjet e para, basketbollistët tanë janë shumë të motivuar dhe atmosfera brenda skuadrës është shumë e mirë, andaj djelmoshat tanë besojnë se të mërkurën do ta bëjnë më të mirën në parket dhe do të dëshmojnë lojë sa më të mirë në duel me bullgarët.  

Kosova në ndeshjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian ndaj Sllovenisë si mysafire është mposhtur me rezultat 113:68, kurse në takimin e luajtur në fundjavë si nikoqire në “Minatori” të Mitrovicës është mundur nga Ukraina me shifrat 70:63. Kundër ukrainasve, basketbollistët tanë kanë dëshmuar lojë shumë të mirë, ku ishin edhe shumë pranë fitores, por në pesë minutat e fundit doli në pah përvoja e mysafirëve, të cilët falë mbrojtjes së fortë dhe kërcimeve nën kosh ia dolën të kthehen në Ukrainë me fitore.

Bullgaria në dy ndeshjet e para kualifikuese është mposhtur së pari nga Ukraina dhe më pas edhe nga Sllovenia.

Arben Krasniqi, përzgjedhës i Kosovës:

 “Duhet të mundohemi maksimalisht që të luajmë pa kurrfarë frike dhe pa presion ashtu si në ndeshjen kundër Ukrainës. Ne do të hyjmë në ndeshje për të nxjerr rezultat sa më të mirë. Basketbollistët kanë pushuar të dielën, kemi stërvitur të hënën në Prishtinë, do të stërvitemi të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes në Sofje. Nuk kemi problem me lëndime, të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshje. Ne e kemi analizuar lojën e Bullgarisë, ata janë një ekip që vrapojnë shumë. E kanë një lojtar shumë të mirë që luan së bashku me Justin Doellman-in te Barcelona e ai është Aleksandar Vezenkov. Për dallim nga Ukraina, Bullgaria nuk ka qendra masive dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë, por edhe përparësitë e tjera që i kemi. Edhe ne i kemi disa mangësi, por po mundohemi t’i eliminojmë nga ndeshja në ndeshje, ende jemi duke u mësuar, të gjithë po mundohemi të bëjmë më të mirën. Në çdo lojë po hyjmë për fitore, ndaj Ukrainës e treguam një fytyrë krejt tjetër dhe do të bëjmë përpjekje të vazhdojmë të përmirësohemi edhe në takimet tjera që na presin. Po mundohemi me ngrit shpirtin e ekipit dhe kur ta bëjmë këtë 100%, atëherë mundemi të presim rezultate pozitive”.

Dardan Berisha, basketbollist i Kombëtares së Kosovës:

“Do të jetë ky një tjetër duel i vështirë. Bullgarët do të mundohen të na vështirësojnë gjërat, pasi edhe ata janë në të njëjtën pozicion sikur ne, pra kanë pësuar dy humbje dhe do të kërkojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit nikoqir për të na mposhtur. Mirëpo ne do të hyjmë në parket për të bërë më të mirën dhe për të nxjerr rezultat pozitiv, sepse jemi të vëtedijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Kundër Ukrainës luajtëm mirë, por do të kërkojmë të përmirësohemi edhe më shumë nga ndeshja në ndeshje”.

Drilon Hajrizi, basketbollist i Kombëtares së Kosovës:

“Çdo ndeshje më gëzon fakti që kemi shënuar ngritje të ritmit të lojës dhe shpresoj që edhe në ndeshjen e ardhshme të ndodh e njëjta, të luajmë më mirë se sa që kemi luajtur lojën e kaluar. Ndeshja me Ukrainën ka qenë shumë e vështirë. Jam i kënaqur me lojën që kemi treguar dhe me pak fat do të kishim mundur ta fitojmë ndeshjen. Nëse angazhohemi dhe luajmë lojë kolektive ashtu siç kemi bërë kundër Ukrainës, jam i bindur se do të dalim kokëlartë nga ndeshja e tretë”.