Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të hënën konferencë për media në Spitalin Amerikan në Prishtinë

  • Të hënën konferencë për media në Spitalin Amerikan në Prishtinë
12 June 2016

 Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të hënën do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të zyrtarizohet në një konferencë për media, që do të organizohet me fillim nga ora 13:00 në Spitalin Amerikan. Detajet rreth marrëveshjes do të zbulohen nesër nga përfaqësuesit e Spitalit dhe nga ata të FBK-së.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu ka thënë se kjo është marrëveshja e radhës për Përfaqësueset e Kosovës, pas asaj të arritur me Digitalb dhe SuperSport. Belegu në të njëjtën kohë ka premtuar se nuk do të ndalen me kaq, pasi në ditët në vazhdim do të organizohen të tjera konferenca, që për qëllim do të kenë zbulimin e sponsorëve dhe marrëveshjeve të tjera të arritura për Kombëtaren e Kosovës dhe për Përfaqësueset e tjera që sivjet do të marrin pjesë në gara të FIBA-s.

“Sivjet do të marrim pjesë në gara të FIBA-s me 5 Përfaqësuese të të rinjve, prej tyre 2 në atë të femrave dhe 3 të meshkujve në Kampionatet Evropiane të Divizioneve të ndryshme, derisa për herë të parë Kombëtarja e Kosovës do të merr pjesë në kualifikime për Eurobasket 2017. Pjesëmarrja në gara të nivelit kaq të lartë na ka shtyrë ne si federatë të mobilizohemi sa më mirë dhe kështu të përgatitemi maksimalisht që të kemi paraqitje sa më të mira, në çdo aspekt, në të gjitha garat që do të marrim pjesë. Marrëveshja me Spitalin Amerikan është njëra prej shumë të tjerave, të cilat pritet t’i zyrtarizojmë në ditët në vazhdim”, ka deklaruar numri një i FBK-së, Erolld Belegu.