Të martën do të mbahet Klinika për gjyqtarët e Superligës së Kosovës nën patronazhin e programit FIBA SCOD dhe do të udhëhiqet nga instruktori i FIBA-s,maqedonasi Gjorgji Piperkov.
Gjyqtarëve do t’u prezantohen temat rreth kriterit RSBQ, mekanika 3 gjyqtarë si dhe do të bëhet analiza e pjesës së parë të edicionit nëpërmjet klipeve të ndeshjeve të Superligës dhe njëherësh kjo është hera e parë që Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në mes të dy pjesëve të edicionit do të organizojë testimet nga njohja e rregullave të basketbollit, si dhe testin fizik për të gjithë gjyqtarët e Superligës.
Klinika do të mbahet prej orës 09:45 deri në ora 17:00 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, ndërsa mënjeherë pas përfundimit të Klinikës, do të organizohet testi fizik në palestrën e sportit të Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë.