Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen dy ndeshje të play-outit. Njëra ndeshje i takon paly-outit të IP Superligës së Kosovës, kurse tjetra Ligës së Parë.
Sot me fillim nga ora 19:15 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Kalaja e pret Borean.
Ekipi prizrenas është në avantazh, pasi në duelin e parë të luajtur në Pejë ka triumfuar me rezultat 93:84.
Ndërkaq ndeshja tjetër i takon play-outit të Ligës së Parë, ku Prishtina e Re është nikoqire e Don Boskos. Kjo është ndeshja e parë e play-outit dhe do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 11:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.