Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të mërkurën dy ndeshje të tjera shumë të rëndësishme në BIBL

  • Të mërkurën dy ndeshje të tjera shumë të rëndësishme në BIBL
15 March 2016

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të rëndësishme në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Këto ndeshje i takojnë Grupit D në BIBL, kurse do të takohen Peja - Sigal Prishtina me fillim nga ora 19:30 dhe Levski 2014 – Kozuv-i, e cila ndeshje do të luhet në të njëjtin orar.

Tashmë dihet se kampioni aktual i BIBL-it, Sigal Prishtina e ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ndërsa tri skuadrat e tjera Peja, Levski dhe Kozuv-i do të luftojnë për një biletë tjetër që i dërgon në TOP 4.

Opsioni 1: Fitorja për Levski-n dhe për Pejën, kualifikohen Sigal Prishtina dhe Peja.

Opsioni 2: Fitorja për Kozuv-in dhe për Pejën, kualifikohen Sigal Prishtina dhe Kozuv-i.

Opsioni 3: Fitorja për Levski-n me së paku 29 pikë dhe për Sigal Prishtinën, kualifikohen Prishtina dhe Levski.

Opsioni 4: Fitorja për Levski-n nën 28 pikë dhe fitorja për Sigal Prishtinën, kualifikohen Prishtina dhe Kozuv-i.