Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të mërkurën FIBA Europe Cup “zhvendoset” në Kosovë

  • Të mërkurën FIBA Europe Cup “zhvendoset” në Kosovë
7 November 2016

Të mërkurën ekipet kosovare do t’i luajnë ndeshjet e radhës të edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup dhe që të dy takimet do të zhvillohen në Kosovë, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Pejë.

Sigal Prishtina është nikoqire e skuadrës turke, Demir Insaat, në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ky duel i takon xhiros së katërt të Grupit H në FIBA Europe Cup.

Në ballafaqimin e parë të luajtur javë më parë në Stamboll, Demir Insaat e pati mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat të thellë 100:58. Bardhekaltrit në tri xhirot e para nuk kanë arritur të shënojnë asnjë fitore në kuadër të Grupit H, andaj edhe kalimi në fazën e dytë të FIBA Europe Cup mbetet mision shumë i vështirë për klubin nga kryeqyteti.

Ndërkaq Peja e pret në palestrën e sportit “Karagaçi” duke filluar nga ora 19:30 ekipin e Cluj-it nga Rumania.  Në duelin e parë të laujtur javë më parë në qytetin e Cluj-it, fitore kanë realizuar rumunët me shifrat 85:76.

Verdhezinjtë në tri xhirot e para në Grupin G kanë bilanc prej 2 humbje e 1 fitore dhe ende janë në lojë për të siguruar një vend në fazën e dytë të FIBA Europe Cup.