Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të motivuar maksimalisht

  • Të motivuar maksimalisht
  • Të motivuar maksimalisht
  • Të motivuar maksimalisht
  • Të motivuar maksimalisht
30 May 2015

Basketbollistët e Përfaqësueses U-20 të Kosovës janë të vetëdijshëm për rëndësinë e fanellës që do ta bartin në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B.  Mu për këtë arsye ata edhe i kanë përvjelë mëngët dhe po punojnë me intensitet të lartë. Dita kur kjo gjeneratë do të debutojë në Kampionatin Evropian nuk është e largët dhe mu për këtë arsye përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-20, Ilir Selmani dhe ndihmësi, Ismet Ferati po e bëjnë të pamundurën që djelmoshat tanë të arrijnë nivelin e duhur për paraqitje sa më të mirë në Evropian. Që të dy janë të vetëdijshëm për konkurrencën e fortë në këtë gjeneratë në Kontinentin e Vjetër, por sipas Selmanit dhe Feratit e rëndësishme është se ka filluar të punohet dhe se për suksese të mëdha duhet pritur disa cikle, pasi ky është vetëm fillimi i një epoke të re të basketbollit kosovar në aspektin e paraqitjes në gara ndërkombëtare.  

Aktualisht Përfaqësuesja U-20 është duke i zhvilluar stërvitjet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa që nga dita e hënë do të zhvendoset në Vushtrri, më saktësisht në ambientet e Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Në këtë vend Përfaqësuesja jonë do të qëndroj 10 ditë dhe më pas do të kthehet sërish në kryeqytet për të vazhduar me fazën përgatitore.

Ilir Selmani, përzgjedhës i Kosovës për U-20:

“Sot është stërvitja e dhjetë që po e zhvillojmë dhe unë si përzgjedhës jam i kënaqur me punën që po e bëjnë lojtarët. Gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, djemtë po e japin maksimumin në çdo stërvitje, ndërsa çka është më e rëndësishmja disiplina është në nivelin e duhur, gjë që po sjell edhe atmosferë shumë të mirë. Unë tashmë i njoh këta basketbollistë, pasi shumica prej tyre luajnë në ekipet e para të Superligës dhe kam pasur rastin t’i përcjelli, andaj edhe nuk kam hasur në vështirësi për ta kuptuar lojën e tyre. Të hënën do të zhvendosemi për në Vushtrri, ku do të qëndrojmë dhjetë ditë dhe do të stërvitemi nga 3 herë në ditë, 2 herë në palestër dhe 1 herë në fitnes. Më pas do të kthehemi në Prishtinë për të stërvitur me të njëjtin ritëm dhe ndoshta do të udhëtojmë në përgatitje 5 ditore edhe jashtë vendit. Në planprogram i kemi edhe dy ndeshje miqësore me ekipin U-20 të Rilski Sportist, të cilat do t’i zhvillojmë në fund të qershorit në Samokov të Bullgarisë. Do ta shohim mundësinë për të luajtur edhe disa miqësore të tjera në mënyrë që të jemi sa më të gatshëm për Kampionatin Evropian, në të cilin synojmë që të kemi paraqitje sa më të mirë”.

 

Ismet Ferati, ndihmës i U-20 të Kosovës:

“Djemtë po punojnë me seriozitetin më të madh të mundshëm dhe po vërehet qartë vullneti i madh në radhët e tyre. Kjo gjë po na motivon edhe më shumë ne trajnerëve që jemi në krye të kësaj Përfaqësuese. Na pret punë e madhe për përgatitjen e kësaj skuadre, por me përkrahjen e të gjithëve jam i bindur se do t’ia dalim. Këta djem edhe më parë kanë luajtur së bashku, por ato gara kanë qenë në nivel të turneve, ndërsa tani bëhet fjalë për Kampionat Evropian. Ata janë të vetëdijshëm për një gjë të tillë dhe për këtë arsye që nga fillimi i kanë marr me seriozitet të madh përgatitjet e përbashkëta”.

Arian Memeti, basketbollist i Përfaqësueses U-20:

“Jemi shumë të kënaqur me gjithë punën që është bërë deri më tani. Federata na ka mundësuar kushtet më të mira të mundshme, andaj ne na mbetet vetëm ta japim maksimumin në çdo stërvitje. Trajnerët po na mësojnë, por edhe po na motivojnë për gjithë atë që na pret në ditët në vazhdim. Kjo gjeneratë që jemi duke stërvitur tani kemi punuar edhe më parë së bashku, andaj nuk kemi hasur në vështirësi për t’u komponuar. Ne premtojmë se do të punojmë me këtë ritëm edhe në ditët dhe javët në vazhdim, sepse jemi të uritur për të dëshmuar më të mirën nga vetja”.

Ardit Beqiri, basketbollist i Përfaqësueses U-20:

“Atmosfera është shumë e mirë në skuadër. Të gjithë lojtarët po e përkrahim njëri-tjetrin. Ka disa ditë që jemi së bashku dhe na presin edhe shumë ditë e javë të tjera së bashku. Ne besojmë se me punë dhe me angazhim maksimal të të gjithëve do t’ia dalim të kemi sukses në prezantimin sa më të mirë të shtetit tonë”.

Duhet theksuar se Kosova do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.

Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë.

Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.