Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të pamposhtur

  • Të pamposhtur
28 October 2014

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 92:76 ndaj Craiovas në ndeshjen e vet të tretë në ligën ballkanike BIBL. Kampioni aktual I Kosovës tashmë ka tri fitore në tri ndeshje në ligën BIBL përkrah katër fitoreve nga katër ndeshjeve në ETC Superligë.

Loja e dobët në mbrojtje bëri që Sigal Prishtina të pësojë 25 pikë në çerekun e parë të ndeshjes, përderisa shënoi 22 sosh. Mirëpo, që nga fillimi I dhjetë minutëshit ët dytë, ekipi vendës I prirë edhe në këtë ndeshje nga Dardan Berisha e kishte kontrollin e plotë mbi lojën.

Sigal Prishtina e përfundoi pjesën e parë me rezultat 48:42, kurse përgjatë pejsës së dytë vazhdimisht e shtonte këtë epërsi.

Dardan Berisha edhe në këtë ndeshje ishte basketbollisti më I mirë I vendësve dhe shënoi 27 pikë, kurse Blerim Mazrreku dhe Aaron McGhee shënuan nga 22 piëk secili.

Milivoje Bojovic me 18 pikë të shënuara ishte lojtari më I mirë I ekipit mysafir.

Ekipi tjetër kosovar, pjesëmarrës në ligën ballkanike BIBL, Peja, nesër në Karagaç e prêt ekipin e Teodos nga Tivari. Ndehsja fillon në ora 19:30.