Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të premten gjysmëfinalja e parë, Peja-Trepca

  • Të premten gjysmëfinalja e parë, Peja-Trepca
21 April 2016

Me ndeshjen Peja – Trepca që do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:30 në palestrën e sportit “Karagaci” do të nisin garat e “play-off”-it në Superligën e Kosovës. Pejanët i kanë mposhtur mitrovicasit në të gjitha ballafaqimet e zhvilluara gjatë edicionit të rregullt, andaj pritet që të dominojnë edhe në ndeshjet gjysmëfinale të garave shtesë.

Ndërkaq ndeshja e parë gjysmëfinale, ajo në mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nga Prizreni do të luhet të hënën në kryeqytet duke filluar nga ora 19:00. Edhe bardhekaltrit kanë dominuar ndaj prizrenasve në fazën e rregullt të edicionit, pasi kanë regjistruar bilanc prej 3 fitore e 1 humbje karshi portokallinjve, derisa i kanë mundur edhe një herë në gjysmëfinale të Ipko Kupës së Kosovës. Sidoqoftë sa herë janë takuar këto dy skuadra gjatë këtij edicioni kanë sjell basketboll cilësor dhe rivalitet të theksuar në parket, andaj edhe kësaj radhe pritet që të ndodh e njëjta gjë.