Në kuadër të xhiros së XIV-të në Superligën e Kosovës në basketboll të premten me fillim nga ora 16:00 Trepça do të ballafaqohet me Pejën në palestrën “Karagaçi”. Për shkak se skuadra mitrovicase ende është në pritje të rikthimit në palestër, e cila është duke u rinovuar tash e saj vjet, atëherë të dyja palët janë marr vesh që këtë takim ta zhvillojnë në Pejë.
Ndërkaq në kuadër të kësaj xhiroje të enjten Bashkimi e ka mposhtur Vllaznimin me rezultat 101:66 dhe Sigal Prishtina ka triumfuar në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 78:63.