Xhiroja e XXIII e Superligës së Kosovës këtë javë ka filluar të martën me ndeshjen e luajtur në Prizren, ku Bashkimi shënoi fitore ndaj Kerasan Prishtinës, derisa xhiroja do të përmbyllet të mërkurën e 5 prillit me derbin që do të luhet në kryeqytet në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Ndërkohë të premten janë në program dy ndeshje, kur Rahoveci në Gjakovë do të ballafaqohet me Vëllaznimin me fillim nga ora 17:00, kurse Trepça është nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që gjithashtu do të luhet duke filluar nga ora 17:00.
Duhet theksuar se kryendeshja në mes bardhekaltërve dhe verdhezinjve është shtyrë për datën 5 prill për shkak të aktiveteve të shumta (jo të karakterit sportiv) në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.