Të shtunën janë në program tri ndeshje të IP Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa e gjithë vëmendja është tek dueli që do të zhvillohet në Gjakovë, ku skuadra nga Rahoveci e pret Golden Eagle Yllin nga Theranda.
Ky duel do të luhet me fillim nga ora 16:00 në palestrën “Shani Nushi”.
Në përballjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në kuadër të edicionit 2017/18 fitore pati regjistruar Rahoveci dhe atë me rezultat të ngushtë 81:80, andaj pritet që takimi i nesërm të sjell rivalitet të madh që nga minuta e parë e deri te ajo e fundit.
Ndërkaq nesër me fillim nga 17:00 do të zhvillohen dy ballafaqime të tjera, ku Trepça e pret Kerasan Prishtinën dhe Sigal Prishtina është nikoqire e Pejës.
Në takimet e para në mes këtyre skuadrave, bardhekaltrit i kanë mposhtur pejanët, derisa Kerasan Prishtina ishte më e mirë se mitrovicasit.