Nga 31 gushti deri më 15 shtator, në Kinë do të zhvillohet Botërori i 18-të i basketbollit.
32 kombëtare janë të ndara në tetë grupe, ku dy të parat kualifikohen tutje për të formuar edhe katër grupe të tjera, ku gjithashtu më pas dy vendet e para sigurojnë kualifikimin.
Padyshim SHBA-ja mbetet një nga favoritet për të triumfuar, edhe pse shumë kombëtare e duan trofeun e çmuar në fund.
Botërori do të zhvillohet në tetë qytete të Kinës.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ishte prezente në dy ndeshjet Polonia-Venezuela dhe Bregu i Fildishtë-Kina.
Dushku ka marrë pjesë edhe në Kongresin e FIBA Botës, duke qenë e barabartë me delegatët tjerë. Në këtë Kongres u zgjodh edhe Presidenti i FIBA Botës, si dhe Bordi i FIBA Botës, ku Dushku kishte drejtën e votës, derisa kjo ishte hera e parë që Kosova përfaqësohet në një Kongres të tillë botëror, që nga pranimi në FIBA më 2015.