Të shtunën duke filluar nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja e parë finale e “play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballen Rahoveci dhe Drita nga Gjilani. Skuadra që regjistron dy fitore do të shpallet kampione dhe më pas do të fitojë të drejtën të luftoj për të siguruar një vend në elitën e basketbollit kosovar.
Rahoveci në gjysmëfinale e ka eliminuar AS Kastriotin, kurse Drita ishte skuadër më e mirë se Kosova e Vushtrrisë. Të dyja ekipet janë plasuar në finale me rezultat 2:0 në seri të ndeshjeve gjysmëfinale.