Të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi është nikoqir i Sigal Prishtinës në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bashkimi hyn në këtë ndeshje pas disfatës nga Teodo në Tivat të Malit të Zi në kuadër të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), andaj pritet të bëjë përpjekje maksimale për të pasur paraqitje sa më të mirë përballë kampionëve në fuqi të Kosovës. Në anën tjetër bardhekaltrit vijnë në këtë duel pas triumfit bindës në BIBL ku e kanë mposhtur Kozuv-in e Gjevgjelisë nga Maqedonia.
Kjo ndeshje pritet të zgjoj interesim të madh tek adhuruesit e basketbollit kosovar, duke marr parasysh faktin se sa herë janë takuar këto skuadra gjithnjë janë përkujdesur që t’i kënaqin shikuesit me basketboll cilësor.
Ndërkaq të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ku Trepça në palestrën e sportit në Obiliq e pret Vllaznimin e Gjakovës, kurse Kerasan Prishtina udhëton në Therandë për t’u ballafaquar me Golden Eagle Yllin.
Superliga e Kosovës – Xhiroja e VI-të
E shtunë
Bashkimi – Sigal Prishtina 19:00
E diel
Trepça – Vllaznimi 12:00 (Obiliq)
Golden Eagle Ylli – Kerasan Prishtina 19:00
Peja pushon