Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të tjera grumbullime dhe kampe përzgjedhëse për gjenerata të reja (meshkuj-femra)

  • Të tjera grumbullime dhe kampe përzgjedhëse për gjenerata të reja (meshkuj-femra)
26 October 2015

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të mbajë grumbullimet e radhës për Përfaqësuesen e gjerë të U-16 dhe atë të U-18 në konkurrencën e meshkujve, ndërsa do të organizoj edhe një tjetër kamp përzgjedhës për grupmoshën U-14. Grumbullimet dhe kampi përzgjedhës do të mbahen të shtunën (31.10.2015) në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë. Për orarin e saktë të grumbullimit  FBK do t’ju njoftojë ditën e enjte.

Ndërkaq FBK do të vazhdojë me kampet përzgjedhëse në konkurrencën e femrave për grupmoshat U-14 dhe U-16, ndërsa me U-18 do ta mbaj grumbullimin e tretë.

Me vajzat, kampet përzgjedhëse dhe grumbullimi do të mbahen të dielën (01.11.2015) po ashtu në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse për orarin e saktë të grumbullimit FBK do t’ju njoftojë ditën e enjte.

Duhet theksuar se këto aktivitete do të udhëhiqen nga koordinatori i FBK-së për gjenerata të reja, trajneri amerikan Chris Dial, i cili do të asistohet nga trajnerët vendorë në të dyja konkurrencat.