Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

TEB Banka, Sponsor Gjeneral i Grupmoshave te reja

  • TEB Banka, Sponsor Gjeneral i Grupmoshave te reja
  • TEB Banka, Sponsor Gjeneral i Grupmoshave te reja
  • TEB Banka, Sponsor Gjeneral i Grupmoshave te reja
  • TEB Banka, Sponsor Gjeneral i Grupmoshave te reja
  • TEB Banka, Sponsor Gjeneral i Grupmoshave te reja
  • TEB Banka, Sponsor Gjeneral i Grupmoshave te reja
10 April 2014

Sot në hapsirat e Hotelit Swiss Diamond, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe TEB Banka, para mediave nënshkruan kontratën për bashkëpunim trevjeçar. Me këtë kontratë parashihet që TEB Banka, të jetë sponsor general i grupmoshave të reja të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Sipas kësaj kontrate, të gjitha ligat e grupmoshave të reja do të quhen TEB Juniorë, TEB Kadetë (A+B), TEB Pionerë (A+B) dhe TEB Liga U-12.


Poashtu është paraparë që Kupa e Kosovës për grupmoshat e reja në tri edicionet e rradhës të mbajë emrin zyrtar "TEB Kupa e Kosovës për gjeneratat e reja".


Për vitin 2014, TEB Kupa e Kosovës për gjeneratat e reja do të mbahet në fundjavë në Malishevë ku pjesëmarrës do të jenë ekipet e Final Four në tri grupmoshat e ndryshme.


Për më shumë informata në lidhje me TEB Kupën e Kosovës keni mundësi të informoheni në ueb faqen tonë.


Të gjitha ekipet që do marrin pjesë në TEB Kupën e Kosovës për grupmoshat e reja do të duhet të hapin llogaritë e tyre në TEB Bankë.


Kryetari i FBK-së Erolld Belegu dhe Drejtori Ekzekutiv i TEB Bankës, Ayhan Albeyoglu janë shprehur shumë të lumtur për këtë kontratë afatgjate, duke shpresuar që ky bashkpunim do e masivizoj basketbollin tek gjeneratat e reja.