Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Telegram ngushëllimi i kryetarit Belegu për familjen dhe bashkëpunëtorët e z. Agim Binaku

  • Telegram ngushëllimi i kryetarit Belegu për familjen dhe bashkëpunëtorët e z. Agim Binaku
9 February 2018

E nderuara familje e z. Agim Binakut!

Të nderuar drejtues e punëtorë të RTV-21!

Të nderuar SHGSK-së!

Lajmi për vdekjen e z. Agim Binaku, gazetarit shumëvjeçar të sportit na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin e basketbollit të Kosovës, ndaj në emrin tim, të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe klubeve të basketbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Kontributi i Binakut ishte i jashtëzakonshëm para dhe pas pavarësimit të sportit të Kosovës.

Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada.

Binaku ishte njëri prej gazetarëve veteranë të sportit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në hapësirën shqiptare. Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 punoi në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisionin e popullarizuar “Pasditja argëtuese sportive” në epokën e artë të sportistëve kosovarë.

Në vitet 90-të ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “Reflekset sportive” dhe “Top sporti”.

Binaku nderua me një varg mirënjohjesh për punën e tij mbi katër dekada në gazetarinë sportive.Familja humbi një familjar të devotshëm, RTV 21 një nga punëtorët më të zellshëm, gazetaria sportive, udhërrëfyesin dhe njeriun që shumë i dha sportit të Kosovës, si dhe sporti humbi njeriun i cili u priu lajmeve të mira për sportin kosovar në përgjithësi.

Të gjithëve do të na mungojë përgjithmonë dhe kujtimi për Agimin do të jetë i përjetshëm. Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë.

Erolld Belegu

Kryetar

Federata e Basketbollit të Kosovës