Terminet e mesjavës për TEB Ligën e juniorëve 18/19.02.2015 Xhiroja e XVI
E ejte ora 18:00 ,Skenderaj SHM Hamza Jashari
Sfera - Vëllaznimi
Gjyqtarë:Xhavit Beqiri, Ngadhnjim Shabani
Vëzhgues:Mehmet Xhemajli
E mërkure ora 12:00 ,
Peja - Besa
Gjyqtarë:Dren Pudarolli, Endrit Basha
Vëzhgues:Muhamet Ahma
E mërkure ora 15:30,
Goldene Eagle Ylli - Kaçaniku
Gjyqtarë:Elion Obertinca, Dardan Maxhuni
Vëzhgues:Sejdi Mehmeti
E ejte SHF Migjeni ora 17:00,
Trepça - Kerasan Prishtina
Gjyqtarë:Ilhan Xhaka , Blendi Fejza
Vëzhgues:Muhamet Munishi
E ejte ora 11:30
Vushtria Basket - Bashkimi
Gjyqtarë:Xhelal Mumin, Kushtrim Shala
Vëzhgues:Alban Lumi
Ylli 04 - Kastrioti (nuk zhvillohet)
Sharrcem Prishtina pushon
Njoftohen të gjitha klubet, vëzhguesit, gjyqtarët e TEB Liga për kategoritë e reja se klubet pjesmarëse kanë per obligim të paraqesin licencat nga edicioni 2013/14 , librezat shkollore me foto , leternjoftime etj , para qdo ndeshje te vëzhguesit e FBK-së deri ne perfundimin e licencave të lëshuara nga FBK-së.
Në bazë të marveshjes për sponzorim në mes FBK-së dhe TEB Bankës dhe propozicioneve të garave të gjitha ekipet pjesmarëse në TEB Ligat janë të obliguara të vendosin panot e TEB Bankës para tavolinës zyrtare , në të kundërtën do të sankcionohen sipas PG të FBK-së.
Gjyqtarët e të gjitha kategorive duhet që së paku një orë para ndeshjes të jenë prezent në palestrat e sportit si dhe të bëjnë kontrollimin teknik të pajisjeve teknike si dhe të mbajnë Pre Game së bashku me vëzhguesin dhe të organizojnë punën rreth tavolinës zyrtare , si dhe të njoftojnë trajnerët e klubeve për ndryshimet rreth rregullave të basketbollit nga edicioni 2014/15 .
Vëzhguesi I ndeshjes është I obliguar të bëjë kontrollimin e Licencave për qdo lojtarë të lëshuara nga FBK-së në mënyrë që të mos vije deri te mos respektimi I moshës për paraqitjen e lojtarëve në TEB Ligat e kategorive të reja , të kërkojë Listën e kontrollimit shëndetsor për qdo ekipë .
Ekipet e juniorëve nga 1997 e më të rinj , kadetët 1999 e më të rinj , pioner 2001 e më të rinj si dhe U 12 2003 e më të rinj .
Gjyqtarët dhe vëzhguesit e TEB Ligave për kategoritë e reja janë të obliguar që mbas përfundimit të ndeshjeve menjëhere të njoftojnë Komesarin e Garave me rezulltatin e ndeshjeve .
Në TEB Ligën e kadetëve ndeshjet do të luhen 4 X 10 minuta dhe nuk lejohet luajtja e zones . Në rastin e pare trajnerit do ti tërhjeket vërejtja kurse rastin e pare të përsëritjes sanksionimi GT( C ) një gjuajtje e lire dhe pronësia e topit .
Në TEB Ligën e pionierëve ndeshjet do të luhen 4 X 8 minuta dhe nuk lejohet luajtja e zonës . Në rastin e pare trajnerit do ti tërhjeket vërejtja kurse rastin e pare të përsëritjes sanksionimi GT ( C ) një gjuajtje e lire dhe pronësia e topit .