Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-18 në konkurrencën e femrave, Fidan Shatri dhe ndihmësi i tij, Afrim Selimi i kanë ftuar në grumbullimin e radhës të gjitha vajzat e lindura në vitin 1999 e më të reja.
Në grumbullim mund të marrin pjesë vajzat nga të gjitha klubet e qyteteve të Kosovës, por edhe nga jashtë vendi.
Grumbullimi do të mbahet të shtunën (08.04.2017) me fillim nga ora 14:00 deri në 16:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Duhet theksuar se Kosova U-18 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që do të mbahet në Maltë prej 4 deri më 9 korrik.
Kosova do të bëj gara me Armeninë, Maltën, Gjibraltarin, Qipron dhe Armeninë.