Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës të shtunën më 31 janar organizojnë seminarin e parë për trajnerë në vitin 2015.
Pjesëmarrja në këtë seminar është e OBLIGUESHME për të gjithë trajnerët kosovarë. Sipas një dakordimi paraprak ndërmjet krerëve të FBK-së dhe SHTBK-së vijueshmëria në të gjitha seminaret që organizohen në Kosovë deri në fillim të sezonit 2015/16 është parakushti themelor për licencimin e trajnerëve, proces ky që do të fillojë që nga sezoni i ardhshëm.
Për orarin e saktë të ngjarjeve dhe ligjëratave në seminar si dhe detajet tjera për pjesëmarrja do të informoheni Brenda dy ditëve të ardhshme.