Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Trajneri Chris Dial nesër mban stërvitje në Pejë

  • Trajneri Chris Dial nesër mban stërvitje në Pejë
24 August 2015

Koordinatori i kategorive të reja në FBK, trajneri amerikan Chris Dail nesër do të mbajë stërvitje në qytetin e Pejës. Trajneri Dial nesër do të punojë me vajzat që janë pjesë e shkollës së KB Penza bashkë me trajnerin Valbona Bytyçi me fillim nga ora 17:00, në sallën e Shkollës Teknike ne Pejë.

Në po të njëjtën sallë, trajneri Dial do të bashkohet edhe me trajnerët e të rinjve të KB Peja do të zhvillojën stërvitje me basketbollistët e rinj.

Në stërvitje i pranishëm do të jetë edhe kryetrajneri i KB Peja Danijel Lutz.

Stërvitjet e nesërme mundësohen pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe FBK-së dhe bashkëpunimit edhe me KB Peja. Që nga kjo javë, strëvitjet e tilla do të jenë të rregullta, meqë trajneri Dial do të vizitojë Pejën dhe qytetet tjera të Kosovës.

FBK fton të gjithë lojtarët e kategorive të reja në Pejë dhe të gjithë trajnerët e interesuar, që nesër të marrin pjesë në stërvitje dhe më pas të informohen për detajet.