Tre basketbollistë janë përjashtuar të premten nga Kampi Veror për të Rinj "Prishtina 2014" për shkak të mos respektimit të rregullave që kanë të bëjnë me disiplinën, ndërsa vendimin për largimin e tyre nga kampi e kanë marr koordinatorët, Jeton Nixha dhe Elvira Dushku me pëlqimin e trajnerëve pjesëmarrës.
Një vendim të tillë personat përgjegjës të kampit e kanë marr duke pas parasysh faktin se para se gjithash ky aktivitet ka karakter edukativ.
Qëllimi i organizimit të këtij kampi nga Federata e Basketbollit të Kosovës është socializimi i fëmijëve dhe ngritja profesionale e tyre, andaj sjelljet e pahijshme janë të patolerueshme pa marr parasysh se për cilin pjesëmarrës bëhet fjalë.
Basketbollistët të cilët janë përjashtuar nga kampi janë: Amer Muharremi e Rron Uka nga KB Peja dhe Albin Vuniqi nga KB Lipjani.