Trepça – Bashkimi është ndeshja që do ta hap xhiron e XIX të Superligës së Kosovës në basketboll. Ky takim me marrëveshje të zyrtarëve të të dyja ekipeve do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Edhe një tjetër ndeshje do të luhet të premten e ajo është Kerasan Prishtina – Sigal Prishtina, që do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Ndërkaq të shtunën në program është ballafaqimi në mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit që do të luhet në “Karagaçi” me fillim nga ora 18:00.