Skuadra e Trepcës ka pësuar disfatë nga Tirana në kuadër të xhiros së parë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL). Ndeshja që është zhvilluar të hënën mbrëma në kuadër të Grupit B të BIBL-it në kryeqytetin shqiptar ka përfunduar me rezultat 78:66 (22:22, 21:17, 19:16, 16:11) në të mirë të nikoqirëve.
Të dyja ekipet kanë shfaqur lojë të mirë dhe kanë luftuar maksimalisht për të arritur deri te fitorja në ndeshjen e tyre debutuese në Ligën Ballkanike. Megjithatë nikoqirët kanë treguar lojë më të mirë atëherë kur është dashur dhe kështu para shikuesve të tyre ia dolën ta festojnë triumfin.
Në xhiron e dytë të BIBL-it, Trepca e pret Karpos Sokoli-n, kurse Tirana është mysafire e Feni Industries.
Endrit Hysenagolli me 25 pikë e 9 kërcime ishte më i dalluari te klubi tiranas, kurse te mitroviasit më efikasi ishte Frederic Stutz me 14 pikë.