Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Trepca e përmbylli me fitore aventurën debutuese në Ligën Ballkanike

  • Trepca e përmbylli me fitore aventurën debutuese në Ligën Ballkanike
26 January 2017

Trepca e ka përfunduar edicionin e parë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) me fitore ndaj Sutjeska-s në Nikshiq të Malit të Zi me shifrat 80:78 (27:23, 25:16, 17:23, 11:16).

Skuadra mitrovicase në kuadër të Grupit B në BIBL ka regjistruar 4 fitore e 6 humbje, por nuk ka arritur të avancoj tutje në fazën e dytë të kësaj gare.

Në anën tjetër Sutjeska e kishte siguruar kualifikimin në TOP 8 më parë me bilanc prej 5 fitore e 5 humbje.

Sutjeska e hapi ndeshjen mjaft mirë dhe vetëm pas pak minutave lojë krijoi epërsi prej 15:8, por Trepca shumë shpejt reagoi dhe ia doli të barazoj rezultatin në 15:15. Mitrovicasit qëndruan të fokusuar deri në përmbyllje të cerekut të parë, i cili u takoi atyre me 27:23.

Në cerekun e dytë për spektakël u përkujdesën dy basketbollistët e Trepcës, Harrison Turpin dhe Montreal Scott. Dyshja amerikane ka shkëlqyer në cerekun e dytë, dhe pas 20 minutave lojë rezultati shënonte 52:39 në favor të ekipit kosovar.

Atëherë kur pritej që Trepca të kthehej në parket dhe të vazhdonte me të njëjtin ritëm nuk ndodhi kjo, pasi Sutjeska nuk e lejoi një gjë të tillë dhe kështu cereku i tretë u takoi nikoqirëve me 23:17. 

Në dhjetëminutëshin e fundit të dyja skuadrat luftuan pikë për pikë, derisa pranë rezultatit 78:78, atëherë kur edhe u mendua që do të përfundonte koha e rregullt, në atë moment u shfaq Jeremy Wise i Trepcës dhe me një gjuajtje të saktë arriti të evitoj pesë minutat shtesë dhe kështu ua solli fitoren mitrovicasve.

Frederic Stutz(8 kërcime) dhe Montreal Scott (9 kërcime) kanë realizuar së bashku 38 pikë për Trepcën, ku secili ka shënuar nga 19 pikë, derisa Jeremy Wise ka shtuar 14 pikë e 6 asistime dhe Harrison Turpin 14 pikë.

Në anën tjetër te Sutjeska më efikasit ishin Igor Cvorovic me 18 pikë, Jayon James me 13 dhe Marko Peroviq me 10 pikë e 6 kërcime.