Basketbollistët e Trepçës janë shpallur kampion të Kosovës në kategorinë U14 pasi në finalen e luajtur në dielën në kryeqytet e kanë mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 55:52.
Ndeshja ishte mjaft interesante dhe me plot kthesa në rezultat, por që në fund ishin mitrovicasit ata që u treguan më të vëmendshëm dhe kështu me plotë meritë u stolisën me titullin e kampionit.
Medaljet për ekipet finaliste i ndanë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Arben Polloshka, anëtar i Këshillit Profesional të FBK-së, ndërsa trofeun ekipit fitues ia dorëzoi Dushku.