Trepça të martën është nikoqire e skuadrës nga Shkupi, Karpos Sokoli 2000 në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Mitrovicasit në takimin e parë në kuadër të BIBL-it të luajtur javën e kaluar kanë pësuar disfatë si mysafirë nga Tirana, kurse kundërshtari i Trepçës në xhiron e parë është mundur nga Sutjeska me shifrat 94:60.
Të dyja ekipet pas disfatave në start të BIBL-it do të kërkojnë fitoren, por Trepça e ka përparësinë e terrenit vendas, ku synon që më përkrahjen e tifozëve të tyre të flaktë “Torcdia” në fund edhe të regjistrojë fitoren e parë në këtë ligë.