Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Trepça të mërkurën përballet me Feni Industries në Kavadarci

  • Trepça të mërkurën përballet me Feni Industries në Kavadarci
25 October 2016

Basketbollistët e Trepçës pas fitores ndaj Karpos Sokoli 2000 në palestrën “Minatori” në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) do të kërkojnë që të vazhdojnë me serinë e fitoreve në Kavadarci të Maqedonisë kur do të ballafaqohen me ekipin e Feni Industries.

Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë në BIBL dhe do të luhet me fillim nga ora 19:00.

Në dy takimet e para në Ligën Ballkanike, mitrovicasit kanë bilanc prej një fitore e një humbje, kurse maqedonisit kanë regjistruar një humbje dhe një fitore. 

Trepça ka pësuar disfatë nga Tirana, kurse e ka mundur Karpos Sokoli-n, derisa Feni Industries është mposhtur nga Peja dhe ka triumfuar ndaj Tiranës.