Trepca të shtunën mbrëma ka triumfuar në përballje me Bashkimin me rezultat 88:84 (22:27, 26:25, 19:15, 17:21) në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më të merituarit për fitoren e "minatorëve" ishin Besnik Azemi me 25 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, Mark Dorris me 20 pikë, 5 kërcime e 10 asistime dhe Dwane Miner me 17 pikë e 3 kërcime.
Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Michael Martin me 28 pikë, 6 kërcime e 5 asistime dhe Jordan Capps me 26 pikë, 8 kërcime e 4 asistime.
Ndërkohë të dielën mbrëma Golden Eagle Ylli ishte skuadër më e mirë se Borea ndaj të cilës shënoi fitore me shifrat 109:75 (27:17, 27:23, 21:22, 34:13).
Basketbollistët më të dalluar në radhët e ekipit fitues ishin Clayton Terrel me 26 pikë e 12 asistime, Robert Jones me 22 pikë e 9 kërcime, Romelo Blanks me 21 pikë e 10 kërcime dhe Artin Gashi me 18 pikë.
Te Borea më efikasit ishin Patrich Ëencher me 19 pikë, Blend Kadusha me 14 pikë dhe Beq Kovaqi me 14 pikë e 11 kërcime.