Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mundur Lipjanin me rezultat 68:85 (14:21, 18:21, 9:21, 27:20), në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit e filluan më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 14:21, derisa më të mirë ishin edhe në atë të dytë, 18:21. “Minatorët” ishin edhe më bindës në periodën e tretë 9:21. Në 10 minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë 27:20, por Trepça triumfoi në fund 68:85.
Tamas Bruce ishte më i miri te Lipjani me 29 pikë e tetë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Dj Hanes me 23 pikë dhe Alex Mpoyo me 22.
Lipjani ka dy fitore dhe 22 humbje, kurse Trepça 7 fitore dhe 17 humbje.