Basketbollistët e Trepçës kanë shënuar fitore në përballje me Bashkimin në kryendeshjen e xhiros së XIV-të Superligës së Kosovës të luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Takimi ka përfunduar me shifrat 88:74 (29:27, 23:19, 16:12, 20:16).
Më të merituarit për triumfin e Trepçës ishin Samir Zekiqi me 23 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Dwine Miner me 20 pikë e 10 kërcime, Besnik Azemi me 18 pikë e 3 kërcime dhe Mark Dorris me 14 pikë, 6 kërcime e 12 asistime.
Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Jordan Capps me 23 pikë e 8 kërcime, Haney Steven me 17 pikë e 8 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 12 pikë e 6 kërcime.
Në kuadër të xhiros së XIV-të të Superligës së Kosovës, fitore ka regjistruar edhe Rahoveci në përballje me Lipjanin me rezultat 111:70 (39:13, 25:12, 25:16, 22:29).
Më të dalluarit te Rahoveci ishin Arian Qallaku me 29 pikë, 11 kërcime e 10 asistime, Federick Richardson me 21 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, James Stanback me 20 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, Rron Grapci me 11 pikë e 3 kërcime dhe Deshon Minnis me 11 pikë e 4 asistime.
Te Lipjani më së shumti pikë realizuan Fisnik Juniku, gjithsej 40 sosh, derisa ai pati edhe 4 kërcime e 4 asistime, dhe Aleksandr Dubovitskio që shtoi 11 pikë e 7 kërcime.
Fitore në këtë xhiro ka shënuar edhe Z Mobile Prishtina, e cila e mposhti Ponte Prizrenin me shifrat 91:73 (17:15, 26:18, 30:25, 18:15).
Më efikasit te skuadra fituese ishin Dardan Berisha me 24 pikë, 5 kërcime e 7 asistime, Khalid Bouichou me 17 pikë e 10 kërcime, Demario Mayfield me 15 pikë, 5 kërcime e 6 asistime dhe Meriton Ismaili me 14 pikë.
Te Ponte Prizreni më të dalluarit ishin Christian Bradford me 24 pikë, 7 kërcime e 3 asistime dhe Christofer Waller me 10 pikë e 5 kërcime.