Në këtë fundjavë, më saktësisht të shtunën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do të startoj me Ligën U-16 në konkurrencën e femrave.
Ekipet që do të marrin pjesë në Ligën U-16 janë:
Grupi A
1. Prishtina
2. Trepça
3. Drita
4. Kastrioti
5. Vushtrria Basket
6. United Basket
Grupi B
1. Penza
2. Junior 06
3. Kalaja
4. New Basket
Në edicionin 2016/17 kjo ligë do të organizohet në formë të turneve, pasi që FBK ka vendosur që kësaj radhe kjo ligë të jetë si pilot-projekt, derisa vitin e ardhshëm pritet të zhvillohet në formë të ligës.
Turnetë e parë në dy grupe do të organizohen në Prishtinë dhe në Prizren.
Klubi i basketbollit Prishtina – Femrat është organizatore e turneut të parë në Grupin A. Turneu do të mbahet të shtunën në “Marigona Residence” duke filluar nga ora 14:00 deri në ora 18:00.
Ndërkaq organizatore e turneut të parë në Grupin B është ekipi i Kalajës nga Prizreni. Ky turne do të luhet gjithashtu të shtunën, por me fillim nga ora 16:00 deri në 18:00.
E shtunë
Turneu në palestrën e sportit në “Marigona Residence” në Prishtinë
Grupi A
Prishtina – Vushtrria Basket 14:00
Drita – Trepça 15:30
Kastrioti – United Basket 17:00
E shtunë
Turneu në palestrën e sportit në “Sezari Surroi” në Prizren
Grupi B
Kalaja – Junior 06 16:00
New Basket – Penza 17:00