Koordinatori për gjenerata të reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Chris Dial sot e ka mbajtur kampin e parë përzgjedhës me grupmoshat U-14 dhe U-15 në konkurrencën e meshkujve. Kampi është mbajtur në palestrën e sporteve në Obiliq (Kastriot).
Trajneri amerikan ka pasur rastin të shoh disa prej basketbollistëve të këtyre grupmoshave nga e gjithë Kosova, por ai ka vendosur që në muajin nëntor të mbajë një tjetër kamp përzgjedhës me U-14 dhe U-15 dhe më pas të vijë deri te një përzgjedhje me të cilën do të punoj në kontinuitet.
Krahas stërvitjeve me U-14 dhe U-15, Dial sot i ka zhvilluar grumbullimet e radhës me Përfaqësueset U-16 dhe U-18, më saktësisht me listat e gjera të këtyre grupmoshave.
Ndërkaq në plan-program të dielën është kampi i parë përzgjedhës në konkurrencën e femrave, më saktësisht në grupmoshën U-14, U-16 dhe U-18.
Kampi përzgjedhës për femra do të mbahet në palestrën e sporteve të Kolegjit “ISPE” në lagjen “Marigona Residence”.
Më poshtë mund të gjeni orarin e Kampit Përzgjedhës për femra:
E diel (04.10.2015):
U-14 (13:00-14:30)
U-16 (14:30-16:00)
U-18 (16:00 – 17:30)